Shtatzënat mund të vaksinohen pa rekomandim të mjekut
Publikuar:
(14.09.2021 20:44:54)

Gratë shtatzëne dhe gjidhënëset mund të vaksinohen edhe pa pasur nevojë të kenë raport mjekësor.
Kjo pasi është dakorduar Shoqata e Gjinekolegëve të Obstetërve me Ministrinë e Shëndetësisë.
Për këtë rekomandim në nivel ministror, të hënën Ministria e Shëndetësisë, i ka njoftuar ekipet e vaksinimit në vend.
Ky vendim po cilësohet si i vonuar nga drejtuesja e shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, në dy aspekte, si në atë njoftues ashtu edhe atë zbatues, raporton Klan Kosova.
Kjo, pasi deri më tani mjekët e vaksinimit kanë kërkuar dëshmi për ta imunizuar këtë kategori, në mungesë të një rekomandimi të tillë.
Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar edhe 20 mijë e 144 persona. /Shqip.com