Trajkoviq: Vajza ime është ndaluar në aeroportin e Beogradit
Publikuar:
(18.12.2022 19:18:52)

Këshilltarja e Ministrisë për Komunitetit dhe Kthim, Rada Trajkoviq ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia serbe
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.
Dy ditë më parë vetë Trajkoviq ishte ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare me Merdarë.
/Shqip.com