Argjentina e fiton Kupën e Botës për herë të tretë në histori

Argjentina e ka mposhtur Francën, në penallti, duke u shpallur Kampione e Botës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 23’, derisa vetëm në minutën e 36’, Di Maria dyfishoi epërsinë e argjentinasve. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Franca pas shumë tentimeve e shënoi golin e parë në ndeshje tek në minutën e 80’, me Kylian Mbappen. I njëjti lojtar shënoi vetëm një minutë me vonë për ta barazuar rezultatin. Me këtë rezultat edhe përfundoi koha e rregullt dhe u deshën vazhdimet.
Në vazhdime së pari kaloi në epërsi Argjentina me Lionel Messin, në minutën e 108’, teksa edhe njëherë doli në skenë Mbappe, i cili e barazoi rezultatin për herë të dytë në ndeshje.
Në penallti më të saktë ishin argjentinasit, duke u kurorëzuar me titullin e tretë të botës në histori.
/Shqip.com