Lajme Shqiptare

Krasniqi: Qeveria të mos fshihet pas KFOR-it

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar situtën e fundit në veri të Kosovës.

Sipas Krasniqit, Qeveria e Kosovës nuk duhet të fshihet pas KFOR-it.

“PDK ka qenë e qartë në kërkesën dhe ftesën e saj ndaj bashkërisë ndërkombëtare, që t’i denoncojë veprimet anti shtet ndaj Kosovës, të kontrolluara dhe të dirigjuara nga Beogradi zyrtarë në mënyrë të veçantë kundër bandave kriminale. Kjo do ishte si hap i parë i nevojshëm në mënyrë që pastaj të ketë një koordinim mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it për t’i lëvizur këto barrikada. Ne kemi pasur situata të tilla edhe në të kaluarën, por i kemi hequr barrikadat. Nuk mundet qeveria të fshihet pas KFOR-it, qeveria duhet ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, përndryshe duhet ta deklarojnë paaftësinë e vet për të qenë qeveri e Kosovës”, thotë ai, për Kosovapress.

Kujtojmë se ka kaluar më shumë se një javë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

/Shqip.com