Lajme

Seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit mbahet më 29 tetor

Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit
Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi, do të mbahet më 19 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30, njofton Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.

Lexo edhe:
Avokati i Veselit e quan Specialen joprofesionale

Ndërkaq, në seancën që u mbajt sot, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohuri të saktë mbi çështjet e tyre.

Kurse, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar të martën se ka ende materiale dhe dokumente të gatshme për t’i paraqitur deri më 27 shtator, kur edhe përfundon afati.

Lexo edhe:
ZPS: Do të nxirren ende materiale për ish-krerët e UÇK-së

Nga ZPS-ja në konferencën për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se deri tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.

Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit./Shqip.com