Dy skiatorët e Përfaqësueses së Kosovës po përgatiten në Austri

Dy reprezentuesit e Përfaqësueses së Kosovës në ski, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj janë duke u përgatitur në Austri.
Sportistët tanë në këtë kamp do të qëndrojnë deri më 17 dhjetor, ku do të kenë rastin të zhvillojnë ushtrime teknike në akullnaja nga trajnerë ndërkombëtar të përzgjedhur nga FIS dhe organizatorët.
Skiatorët po përgatiten për edicionin e ri në Kosovë po ashtu edhe për garat e ndryshme ndërkombëtare.
“Dy garuesit e përfaqësueses sonë Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj nga data 20 nëntor janë duke marrë pjesë në kampin përgatitor të organizuar nga FIS në disa lokacione të ndryshme: Stubaital dhe Hintertux të Austrisë. Sportistët tanë në këtë kamp do të qëndrojnë deri më 17 dhjetor, ku do të kenë rastin të zhvillojnë ushtrime teknike në akullnaja nga trajnerë ndërkombëtar të përzgjedhur nga FIS dhe organizatorët. Urojmë sportistët tanë dhe shpresojmë se këto përgatitje do të ndihmojnë në arritjen e rezultateve në sezonin e re!”, shkruhet në njoftimin Federatës së Skive të Kosovës, përcjell Shqip.com.
/Shqip.com