Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Publikuar:
(15.12.2022 12:47:12)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe zyrtarisht i ka dorëzuar Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për antarësim në BE.
Në Pragë, Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se duke filluar nga ora 13:00, Kurti do të mbajë një konferencë të përbashkët me Bek.
Gjatë ditës së djeshme, liderët shtetërorë të Kosovës edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një ceremoni zyrtare, nënshkrimin e dokumentit të aplikimit, e kanë bërë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti.
/Shqip.com