Presidentja Osmani sot i drejtohet Kuvendit të Kosovës

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku njëherë në vit t’i drejtohet kuvendit.
Bazuar në këtë sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të flas para deputetëve lidhur me angazhimet e saj përkitazi me fushëveprimtarinë që i takon.
Seanca ku do të flas e para e shtetit të Kosovës do të nis nga ora 9:30. Pas adresimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe dy seanca.
Njëra është plenare dhe tjetra e jashtëzakonshme.
Seanca e parë nis nga ora 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Seanca e jashtëzakonshme do të jetë nga ora 13:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
/Shqip.com