Teatri Kombëtar fillon provat me teatrin e Prizrenit dhe Gjilanit
Publikuar:
(14.12.2022 09:50:44)
Pas shfaqjes së suksesshme teatrale “Club Albania”, Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat e tjera për shfaqjen e radhës.
Mirëpo, tani do të jetë në bashkëpunim me qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit.
“Kanë filluar provat e para tē koproduksionit në mes të Teatrit Kombëtar të Kosovës ,Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatrit të qytetit – Gjilan”, u tha në njoftim.
Shfaqja do të jetë “Fausti”, e cilë është nga Fadil Hysaj, motivuar nga “Fausti” i Gëtes e Marlosë.
Premiera do të jepet premierë dhe do të hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe në Gjilan në janar të vitit 2023, kurse reprizat do të vazhdojnë në Kosovë dhe rajon.
/Shqip.com