Lajme Botë

Zelanda e Re miraton ligjin e parë në botë për duhanin që ndalon duhanin për brezin e ardhshëm

Duhani

Zelanda e Re ka miratuar ligjin e parë në botë për duhanin që ndalon duhanin për brezin e ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e asociuar e shëndetësisë Ayesha Verrall.

“Mijëra njerëz do të jetojnë më gjatë, jetë më të shëndetshme dhe sistemi shëndetësor do të jetë 5 miliardë dollarë më mirë nga mos nevoja për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit, siç janë llojet e shumta të kancerit, sulmet në zemër, goditje në tru, amputime”, ka thënë ajo.

Zelanda e Re besohet të jetë vendi i parë në botë që zbaton rritjen vjetore të moshës së pirjes së duhanit, duke siguruar që duhani nuk mund t’i shitet kujtdo të lindur para ose pas 1 janarit 2009.

Numri i dyqaneve të lejuara ligjërisht për të shitur cigare do të reduktohet në një të dhjetën e niveleve ekzistuese – nga 6000 në vetëm 600 në mbarë vendin. Ligjet kaluan leximin e tyre përfundimtar të martën në mbrëmje dhe do të hyjnë në fuqi në vitin 2023, ndërsa Zelanda e Re përpiqet të arrijë qëllimin e saj për ta bërë vendin “pa duhan” deri në vitin 2025.

Ndërsa prezantoi ligjin për leximin e tij të parë në korrik, Verrall tha: “Për dekada ne kemi lejuar kompanitë e duhanit të ruajnë pjesën e tyre të tregut duke e bërë produktin e tyre vdekjeprurës gjithnjë e më shumë të varur. Është e neveritshme dhe është e çuditshme. Ne kemi më shumë rregullore në këtë vend për sigurinë e shitjes së një sanduiçi sesa për një cigare.

Ligjet e reja, megjithatë, nuk do të kufizojnë shitjet e cigareve eletrike. Të dhënat tregojnë se të paktën disa nga Zelanda e Re kanë ndërruar zakonin e tyre të nikotinës nga cigarette normale në cigare elektrike, raporton The Guardian.

/Shqip.com