Sport Shqiptar

Zyrtare: Musab Mala transferohet te KB Trepça

KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër, Shqip.com.

Klubi nga Mitrovica e ka transferuar Musab Malën.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas.

24-vjeçari vjen nga skuadra e Rahovecit me të cilën ka treguar paraqitje të mira.

Te Rahoveci, Mala ka luajtur me një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje, ndërsa karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Bashkimi e Lipjani.

Trepça së fundmi humbi në finale e Superkupës së Kosovës nga Sigal Prishtina me rezultat 73:54.

Kjo ndeshje u përcoll me shumë tensione.

/Shqip.com