Deputetja ukrainase krah Kosovës: Sovraniteti nuk duhet të shkelet
Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun ka thënë se vendi i saj qëndron me Kosovën në këto kohë të tensionuara.
Përmes një postimi në Twitter, Sovsun tha se Serbia po e përshkallëzon edhe njëherë konfliktin me Kosovën
“Në këto momente të tensionuara, kur Serbia po përshkallëzohet edhe një herë konflikti me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun.
Deputetja ukrainase ka edhe një mesazh për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën si dhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit.
“Mimoza Kusari dhe Vjosa Rama, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të shkelët, Mos iu dorëzoni shantazhit perandorak”.

Vlen të theksohet se këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot pritet që të takohen me krerët e shtetit të Kosovës.
Siç raporton REL, takimet e ndërkombëtarëve me qeveritarët do të zhvillohen në orët e pasditës ndërsa, me krerët e opozitës do të takohen ditën e marte.
Situata në veri e tensionuar, Escobar dhe Chollet vijnë në Kosovë – SHQIP.com
Ky takim në mes udhëheqësve të Kosovës dhe përfaqësuesve amerikan erdhi në kohën kur veriu i vendit është i tensionuar.
Me 10 dhjetor, serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejtë organeve të drejtësisë.
Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.
Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.
/Shqip.com