Rinesa Osmani fitoi medaljen e artë në Ligën e të Rinjve në Venecia të Italisë
Publikuar:
(11.12.2022 19:53:27)

Karateistja jonë, Rinesa Osmani, fitoi medaljen e artë në Ligën e të Rinjve, grupmosha juniore (-59 kg), shkruan Shqip.com.
Gara u mbajt në Venecia të Italisë.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, por në podium u ngjit vetëm Rinesa, e cila shënoi gjashtë fitore.
Në këtë mënyrë sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se janë të denjë për të garuar në arenën ndërkombëtare.
/Shqip.com