Elshani: S’rekomanduam shtyrje të zgjedhjeve
Publikuar:
(10.12.2022 12:16:16)
Arianit Elshani, anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot ka shprehur qëndrimin e partisë së tij se KQZ ka mandat kushtetues për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe nuk mund të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.
Tutje, ai ka thënë se çështjet e sigurisë janë në mandatin e MPB-së dhe institucioneve që vlerësojnë dhe japin garancinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri.
Elshani në fund thotë se bashkë me KQZ kanë rikonfirmuar se s’kanë rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve dhe ka bërë thirrje që institucionet të mos zmbrapsen përballë bandave në veri.
/Shqip.com