Rozë Ndërkombëtar

Modelja stimulon futbollistët e Kroacisë me rroba banjo

 Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës po mbështet me vendosmëri vendin e saj në ndeshjen e tyre çerekfinale kundër Brazilit.

Bukuroshja kroate, Ivana Knoll është aq e sigurt në kombëtaren e saj sa është zotuar se do t’i puthë lamtumirë konkurrentet e saj më vonë sot.

Për të nxitur mbështetjen për djemtë e saj në fushë, 30-vjeçarja mahnitëse publikoi një sërë fotografish joshëse me 1.7 milionë ndjekësit e saj.

Ajo e dëshmoi patriotizmin e saj duke veshur një palë bikini me dizajni ne kuadrateve të kuqe dhe të bardha që simbolizojnë flamurin kroat.

Videoja e parë që ajo publikoi në Instagram e shfaqi atë duke pozuar buzë pishinës, shkruan The Sun.

Duke shfaqur linjat e saj atraktive trupore, Ivana dhuroi puthte për kamerën, ndërsa shkëlqente me buzëkuqin e saj të ndezur.

Modelja më pas shfrytëzoi rastin për të tallur pesë herë kampionët e Kampionatit Botëror, Brazilin në mbishkrimin e videos.

Ajo shkroi: “Mezi pres të premten!”.

Ivana ishte qartazi në disponim për t’u përfshirë në një grindje miqësore në futboll, ndërsa vijoi me një tjetër postim interesant.

/Shqip.com