Ka të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

Një i vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Arllat-Malishevë, gjatë mëngjesit të sotëm.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”.
Sipas zëdhënëses së PK-së, me rastin janë duke u merrë hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
/Shqip.com