Superkupa e Shqipërisë: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjen Tirana – Vllaznia, katër lojtarë nga Kosova e nisin nga fillimi

Tirana dhe Vllaznia do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Superkupës së Shqipërisë, një sfidë që do të startojë në orën 19:00.
Kampionët e vendit dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë sezonal në vend, që këtë vit si luhet në dhjetor dhe jo në fillim të sezonit.
Teknikët Orgnes Shehi dhe Mirel Josa kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të nisin nga minuta e parë këtë supersfidë, që vlen një trofe.
Te Tirana nga minuta e parë janë aktivizuar lojtarë nga Kosova, Visar Bekaj dhe Florent Hasani, kurse te Vllaznia Lorik Boshjaku dhe Esat Mala.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa
/Shqip.com