Lajme

Bislimi nesër udhëton për në Bruksel

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të jetë në Bruksel ku do të pritet në një takim nga Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë e ditur nga Komisioni Europian.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me nënkryetaren e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite dhe temat që do të diskutohen.

Herën e fundit që Bislimi ishte në Bruksel ishte për marrëveshjen për targa, e cila u arrit pas tetë orësh takime me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

/Shqip.com