“Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”, marsh kundër dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara

Organizata jo qeveritare Artpolis, do të organizojë marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve”.
Ky është marshi i parë kundër dhunës së grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.
“Boll Ma!…” është një thirrje për të ndaluar abuzimin ndaj grave brenda e jashtë mureve, në hapësira publike e private. Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit:, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, marshi synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj.
Marshi organizohet më 8 dhjetor duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
/Shqip.com