Gjashtë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(07.12.2022 08:01:07)

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë gjashtë raste aktive me COVID-19 në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast i vdekjes dhe nuk u regjistrua asnjë rast pozitiv.
Po ashtu gjatë këtyre orëve nuk u regjistrua asnjë person i shëruar.
Kurse, sipas njoftimit u vaksinuan 18 persona.

/Shqip.com