Dalin pamjet e agresorit të Berishës, pak para se të mbërrinte në protestë
Publikuar:
(06.12.2022 23:47:31)

Jane publikuar pamjet e Gert Shehut pak para se të sulmonte Sali Berishën. 31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë.
Siç shihet në video të transmetuar nga Euronews Albania, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës.
Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës.
Në trupin e agresorit janë parë hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.
/Shqip.com