Filmi “Hidden” me aktorë kosovarë rrëmben dy çmime në Beograd
Publikuar:
(06.12.2022 18:49:09)

Filmi “Hidden” me aktorë kosovarë, ka rrëmbyer edhe dy çmime kryesore në Beograd.
Këtë e ka bërë të ditur, aktori Naser Rafuna.
Ai njoftoi se filmi fitoi “Best Narrative Feature Film” dhe çmimin për aktorin më të mirë që e mori vetë Rafuna.
“Sapo e morra lajmin edhe per nje cmim tjeter. Kesaj rradhe ne festival qe eshte mbajt ne Beograd. Mjafton qe ne kete festival ua morrem dy çmime kryesore: Best Narrative Feature Film “HIDDEN” edhe cmimin e Best Actor Naser Rafuna”, ka shkruar ai.
‘Hidden’ ka rrëmbyer gjithashtu katër çmimet kryesore të festivalit të filmit të kategorisë GOLD: Europe Independet Movie Festival.
/Shqip.com