Lajme

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Evropian kërkoi që shtetet e Malit të Zi dhe Maqedonisë të vendosin viza për qytetarët.

Mirëpo kjo po del se ishte një gabim nga ana e Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës.

KE-ja tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon që regjimi i vizave në Zonën Shchengen të hiqet pa vonesa për kosovarët.

“Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Evropian, dhe ne absolutisht mbështesim lirinë e lëvizjes në rajon”, tha gjatë një konference për media zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, raporton Radio Evropa e Lirë.

Gjatë ditës së djeshme, Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka reaguar pasi Komisioni Evropian i rekomandoi Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që t’i vejnë viza Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Bajrami e ka quajtur të papranueshme këtë.

“Absolutisht e papranueshme për Komisionin Evropian ta renditë Kosovën si një nga vendet e treta të kërkuara për viza që kërkon nga  Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut  që të prezantojnë viza për Kosovën”, shkroi Bajrami.

Bajrami tha se është edhe shqetësuese mohim i liberalizimit të vizave për Kosovën për vite me radhë.

Javën e shkuar, ambasadorët e vendeve anëtare të BE ranë dakord për dritën e gjelbër të bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian mbi liberalizimin e vizave të Kosovës.

/Shqip.com