Sport Ndërkombëtar

Celta Vigo po i “gjunjëzon” madrilienët

Madrilienët po pësojnë humbje nga Celta Vigo

Rikthimi në “Santiago Bernabeu” nuk është duke shkuar më së miri për Real Madridin.

“Los Blancos” janë duke u mposhtur me rezultat 1-2 nga Celta Vigo kur kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes, shkruan Shqip.com.

Si për befasi, Celta Vigo e nisi takimin me një ritëm tejet të shpejtë dhe vetëm pas katër minutave lojë arritën të kalojnë në epërsi me anë të Santi Mina.

Por, kjo epërsi ishte e përkohshme sepse pas 20 minutave, Karim Benzema tundi rrjetën për të barazuar rezultatin në 1-1.

Teksa “mbretërit” po shtonin aksionet në drejtim të portës së mysafirëve, Celta Vigo përmes një kundërsulmi të shpejtë arriti të gjente rrugën për te golin me anë të Franco Cervi dhe kështu shkuan në pushim me rezultat 1-2.

Rezultati momental e zbret Real Madridin në vendin e gjashtë në tabelë, kurse Celta ngritet në vendin e 11-të./Shqip.com

Goli i shënuar nga Santi Mina
https://twitter.com/rmdanalysis/status/1437135786932117515?s=20
Goli i shënuar nga Karim Benzema
https://twitter.com/areaslb/status/1437138514668400643?s=20

Goli i shënuar nga Franco Cervi