Rozë

Jeta brenda Top Channel,Lori sqaron njëherë e mirë dilemat e njerëzve

Lori Hoxha

Lori Hoxha, ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram.

Ajo mori shumë pyetje që lidhen me televizionin e saj, Top Channel.

E pyetur pse në Top Channel është shumë e vështirë për të rinjtë sepse “elita e vjetër” nuk u jep mundësi atyre, ajo u përgjigj pa hezitim.

“Kam besim që nuk është ky rasti. “Elita vjetër” ka 20 vite në ekran dhe/ose radio dhe eksperienca nuk blihet dot, ndaj sigurisht ata kanë prioritet dhe besim kur bëhet fjalë për emisione me presion më të madh siç është live. Megjithatë me bindje them se në Top Channel strategjia është e tillë dhe ka mbetur njësoj si në gjenezë; të ndërtojë dhe të rrisë në hapësirat e saj personazhë dhe artistë. Po ta bësh një analizë objektive, nga ekrani i Top-it kanë nisur karrierën 80% i shoëbusiness-it shqiptar dhe për mua kjo është krenari, arritje dhe qëllim”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com