Ardian Bujupi paralajmëron këngën e re
Publikuar:
(04.12.2022 21:45:36)

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, është mjaft aktiv me projekte muzikore.
Së fundmi, ai ka paralajmëruar një këngë të re.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka shpërndarë disa momente të xhirimit.
Ai ka njoftuar se kënga e titulluar “Atlantik”, do të publikohet më nëntë dhjetor.

Ndërkaq, kohën nuk e ka bërë ende të ditur.
/Shqip.com