Pozhari: Serbët dikur na vrisnin e na ofendonin, sot “mendjendritur” ofendojnë Xhakën

Analistja politike, Zana Avdiu së fundmi ka reaguar në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” në lidhje me yllin e futbollit shqiptar dhe atij zviceran, Granit Xhaka.
Avdiu e ka komentuar gjestin e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë ku në një moment e kapi organin gjenital për shkak të provokimeve të shumta që i bën serbët në ndeshjen ndaj Serbisë.
Lidhur më këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Sipas Pozharit, serbët dikur na vrisnin e ofendonin ndërsa sot “mendjendritur” ofendojnë Xhakën.
“Mendësia e serbëve është rrënjosur fatkeqësisht edhe tek disa shqiptarë pa identitet!Ata dikur na vrisnin dhe na quanin me epitete të ndryshme, deri tek egërsira. Siç i pat quajtur Jabllanoviqi nanat e Gjakovës.E, sot dalin “mendjendritur” shqiptarë që e ofendojnë krenarinë tonë, Xhakën, thuajse ai përballë kishte ajkën e kulturës evropiane, e jo disa qen të tërbuar që nxiteshin nga një trajner fashist”, ka shkruar Pozhari.
Edhe naiviteti ka një kufi, ka shtuar më tutje Pozhari në reagimin e tij në rrjetin social në Facebook.
/Shqip.com