FC Ferizaj në “eksod”, ky është i larguari i radhës
Publikuar:
(03.12.2022 14:16:31)

Forma aspak e mirë e skuadrës së inkuadruar këtë vit në Superligë, siç duket ka ndikuar në politikën e brendshme të klubit.
Përmes faqes në Facebook, ekipi ferizajas ka njoftuar se gjatë ditës është bërë shkëputja e kontratës me kapitenin, Florim Berisha.
Berisha ishte pjesë e kaltër e bardhëve prej dy sezonesh. Duke i ndihmuar këtyre të fundit që të inkuadrohen në Superligë.
Në ditët e fundit nga FC Ferizaj janë larguar edhe mbrojtësi Gentian Emini, sulmuesi Gëzim Rusi e Qlirim Kashtanjeva.
Pas përfundimi të sezonës vjeshtore, FC Ferizaj është e fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com