Osmani premton 100 mijë euro subvencione për organizatat e personave me aftësi të veçanta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap.
Në takim është shprehur mbështetja për këtë kategori, duke potencuar se gjithëpërfshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.
“Kujdesi institucional ndaj kësaj kategorie nuk duhet të fokusohet në një ditë të vetme, por gjatë gjithë vitit, prandaj këtë vit presidenca do të ndaj 100 mijë euro shtesë subvencione vetëm për organizatat e personave me aftësi të veçanta”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paraolimpik, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Paralimpike në Paris më 2024.
Ndërkaq me Studentët Handicap, e para e shtetit, ka theksuar se të gjitha organizatat e personave me aftësi të kufizuara do t`i kenë dyert e hapura gjatë tërë vitit për t`i mbështetur ata në mënyra të ndryshme.
/Shqip.com