Xhaka tregon pse e ka veshur fanellën “Jashari”
Publikuar:
(03.12.2022 08:39:52)

Granit Xhaka ka festuar pas ndeshjes me Serbinë duke mbajtur veshur fanellën e bashkëlojtarit, Ardon Jashari.
Kjo ka çmenduar mediat serbe që kanë bërë lloj-lloj komentesh për këtë veprim të mesfushorit shqiptar.
Por Xhaka ka mohuar në konferencë që kjo ka të bëjë me ndonjë provokim.
“Jo, asnjë prapavijë politike. Ka ardhur i ri në ekip. Unë isha në situatë sikur ai, meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku.
Gjithnjë pas ndeshjes mbaj fanellën e tij. Këtë e kam bërë pikërisht tani”, ka thënë Xhaka.
/Shqip.com