Dodik: Diplomatët e huaj të mos ndërhyjnë në punët e brendshme

Presidenti i Republikës Srpska, në Bosnje, Milorad Dodik tha se mbështet idenë e ambasadorit amerikan, Michael Murphy, që çdo ditë në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të jetë një ditë për të luftuar korrupsionin.
Por ai gjithashtu sugjeron që të ketë të paktën një ditë në javë që në Bosnje të mos ketë ndërhyrje të diplomatëve në punët e brendshme të shtetit.
“Ambasadori amerikan po abuzon vazhdimisht me faktin se ne i dhamë pëlqimin për të përfaqësuar vendin e tij në Bosnje, por ne nuk i dhamë pëlqimin për ta qeverisur, gjykuar dhe vendosur”, tha Dodik, shkruan Tanjug.
Dodik theksoi se shembujt më drastikë të korrupsionit, për të cilët ambasadori Murphy pëlqen të flasë, mund të shihen pikërisht në veprimet e Ambasadës Amerikane.
Siç vlerëson ai, amerikanët më shumë krijuan eksponentë të politikës, sesa njerëz të lirë dhe të përgjegjshëm, duke mbështetur financiarisht media të caktuara, parti politike dhe shoqata, individë apo media.
/Shqip.com