Kosta Rika e shokon Gjermaninë
Publikuar:
(01.12.2022 21:20:51)

Kosta Rika dhe Gjermania po e zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror, Katar 2022, shkruan Shqip.com.
Kosta Rika ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen kundër Gjermanisë. Yeltsin Tejeda shënoi në minutën e 59-të për rezultatin 1:1.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:0 në të mirë të Gjermanisë.
Sfida e vlefshme për Grupin E zhvillohet në Al Bayt Stadium, ndërsa Die Mannschaft duhet doemos të fitojnë dhe të presin rezultatin tjetër.
/Shqip.com