Lajme

Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

Lufta në Ukrainë

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat shtetërore janë duke vazhduar luftimet në rajonin lindor Donjeck, derisa në jug, trupat ruse kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë bombarduar Hersonin.

Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Hersonit muajin e kaluar.

Në pjesën më të madhe të Ukrainës, punëtorët teknikë janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve të mëdha në rrjet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.

Për pasojë, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen.Sipas ushtrisë ukrainase, Donjecku mbetet zona ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës janë “barbare”, por ato nuk mund të pengojnë vendosmërinë e bashkuar të aleancës për ta mbajtur Ukrainën të lirë, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në samitin e New York Times “DealBook” në qytetin e Nju Jorkut, ka deklaruar se nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin, do të përdorë armë bërthamore.

Deklarata e liderit ukrainas vjen pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ishte jetike të shmangej çdo lloj konfrontimi ushtarak midis fuqive bërthamore, edhe nëse përfshin vetëm armë konvencionale. Gjithashtu, Lavrov tha se është Perëndimi ai që po e shtynte Ukrainën të vazhdojë luftën kundër Rusisë

/Shqip.com