Rozë

Ardiana Matoshi paralajmëron ndjekësit: Sonte kismet ju rahatoj

Deputetja dhe artistja, Adriana Matoshi.

Aktorja, Ardiana Matoshi ka treguar se do të largojë një numër të shokëve që ka në Instagram.

Kjo pasi sipas saj një pjesë e madhe prej tyre, nuk i kanë pëlqyer as komentuar as edhe një postim të saj.

“S’di çka m’ra n’sy që i kisha 1001 njerëz që unë i kam bërë folloë, 90% e tyre kurrë like e komente nuk m’kan bo, sonte kismet ju rahatoj. Edhe pse ju dua kuptohet. Unë me dorë t’lirë e ju jo a”, ka shkruar Matoshi në Insta Story.

Aktorja Matoshi është mjaft e komentuar në rrjetet sociale, krahas karrierës si aktore ajo shpeshherë komentohet edhe për paraqitjen e saj në kuvend.

/Shqip.com