Ferizaj: Disa persona e dhunojnë një femër me probleme psikike
Publikuar:
(12.09.2021 09:37:24)

Në Ferizaj, të premten është dhunuar një femër e cila ka probleme psikike.
Vëllai i saj është ankuar në Polici, pasi motra e tij ishte dhunuar nga persona të panjohur.
Viktima është dërguar në strehimore e do të dërgohet edhe në kontroll mjekësore.
Policia në raportin ditor nuk ka treguar që ka ndonjë të dyshuar.
Rasti po vazhdon të hetohet. /Shqip.com