Gjakovë: Hajnat kryejnë vjedhje në Shoqatën e të Shurdhërve
Publikuar:
(12.09.2021 09:22:15)

Një vjedhje ka ndodhur të shtunën në Shoqatën e të Shurdhërve në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thuhet se kryetari i kësaj shoqate është ankuar.
Personat të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e shoqatës.
Ata kanë vjedhur veshje, çanta e gjësende, raporton Policia në raportin njëzetekatër orësh.
Rasti është nën hetime. /Shqip.com