Lajme

57 aksidente për 24 orë

Foto e Ilustruar

57 aksidente kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar, Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

Një prej këtyre aksidenteve ka përfunduar me fatalitet.

Lexo edhe:
Papa do të takohet me Orbanin e Hungarisë, temë diskutimi dallimet rreth pranimit të emigrantëve

Por, 19 aksidente ishin me të lënduar e 37 me dëme materiale.

Sipas Policisë, këto aksidente janë rrjedhojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.

Për këtë, gjatë ditës së fundit Policia ka shqiptuar 1 mijë e 463 gjoba. /Shqip.com