Haradinaj: Të nis dialogu për t’i kthyer serbët në institucione
Publikuar:
(30.11.2022 12:32:04)
Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të nis dialogu për t’i kthyer serbët në institucione.
Në seancën e Kuvendit, Haradinaj kërkoj që krerët e shtetit të nisin dialogun me serbët e Kosovës.
Tutje, Haradinaj tha se Qeveria duhet të marrë vendimin për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale.
Po ashtu, rezoluta e prezantuar nga Haradinaj, përfshinë edhe kërkesën që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.
/Shqip.com