Dhjetë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(29.11.2022 08:14:44)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe dhjetë raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri pozitiv.
Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe nuk është shëruar asnjë person.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por, që në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
/Shqip.com