Osmani: Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë

Sot është shënuar Dita e Forcës.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qëndruar për vizitë në kazermën “Adem Jashari”.
Osmani është shprehur se Forca e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë.
“Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë. Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike”, ka shkruar Osmani.
Më tutje Osmani ka shtuar se sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë tonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO.
/Shqip.com