Lajme

Dy persona arrestohen të dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë

Dy persona të moshës 18 vjeçare janë arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se dyshohen që kanë kryer vjedhje të rëndë në Podujevë.

Siç ka njoftuar PK-ja, në lokacione të ndryshme  janë vjedhur veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve.

“Dje nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën 21 deri 26 nëntor 2022, në lokacione të ndryshme ku janë vjedhur, veshmbathje, mjete pune, bateri dhe radio të automjeteve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e dyshuar janë L. S. dhe A. Z. të cilët janë shtetas të Kosovës.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:  – L. S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.  – A. Z. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për tri raste të vjedhjeve të rënda.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

/Shqip.com