Lajme

Ministrja Haxhiu: Dhuna ndaj grave do të minimizohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë takimit me gra e vajza në Komunën e Gjilanit ka thënë se me hapat e ndërmarrë në Kodin Penal, dhuna ndaj grave do të minimizohet.

Sipas saj masat kundër dhunës përmes Kodit Penal shumë shpejt do të hyjnë në fuqi.

“Lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve. Iniciativa të shumta do të kontirbuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Takimi u mbajt në teatrin e Qytetit të Gjilanit, ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i komunës, Alban Hyseni.

/Shqip.com