Lajme

Gërvalla: 11 shtatori s’ishte vetëm sulm ndaj SHBA-së, por ndaj të gjithëve neve

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kujtuar sulmin terrorist mbi “Kullat Binjake”, duke thënë se “s’ishte sulm vetëm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ndaj të gjithëve ne”.

Në një postim në Twitter, ka shkruar se duhet mbrojtur paqen dhe lirinë kundër terrorit.

“11 shtatori nuk ishte vetëm një sulm ndaj Amerikës. Ishte një sulm ndaj të gjithëve ne, kundër mënyrës sonë të jetesës. Ne nderojmë të gjithë viktimat dhe heronjtë”, ka shkruar Gërvalla.

“Ne duhet të mbrojmë paqen dhe lirinë kundër terrorit. Ne qëndrojmë me ShBA-në, aleatët tanë, ne qëndrojmë kundër terrorizmit”.

Ndryshe, të shtunën janë bërë 20 vjet që nga sulmet terroriste mbi “Kullat Binjake”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 2 mijë e 977 njerëz kishin mbetur të vdekur, më 11 shtator 2001. Sulmet ishin kryer nga organizata terroriste Al-Qaeda, të cilët kishin rrëmbyer disa aeroplanë për të nisur sulmet./SHQIP.com