Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Spanjë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas ZKM’së, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë. Merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com