Marget bën 1 vjeç, Getoar Selimi i kushton fjalët më të bukura
Publikuar:
(24.11.2022 18:41:30)

Marget vajza e Getuar Selimit dhe Marina Vjollcës tashmë ka mbushur një vit.
Ajo me rastin e ditëlindjes ka pranuar urime të shumta, por ai që ka emocionuar ishte i Getit.
Reperi në këtë datë të veçantë ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për vajzën e tij.
“Jeta e babës, kur erdhe në jete ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet më të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur engjëlli im!”, shkruan reperi.

/Shqip.com