Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(23.11.2022 08:02:52)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 14 gradë Celsius.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.
/Shqip.com