Kulturë

Rita Petro vjen me romanin autobiografik “Lindur se prapthi”

Shkrimtarja Rita Petro vjen para lexuesit me romanin “Lindur së prapthi”, ku personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive, ndërsa vjen me një logo tjetër jo me shtëpinë e saj botuese.

“Çfarëdo që Rita Petro të bëjë, ajo mbetet në thelb poete. Ardhja e saj te “Onufri” është si një thirrje, është një thirrje e brendshme drejt poezisë. Përderisa “Onufri” boton vetëm autorë shqiptarë kryesisht, ajo erdhi natyrshëm në shtëpinë e vet”, ka thënë Bujar Hurdhri, raporton BalkanWeb.

“Në thelb edhe me këtë roman unë mendoj se mbetem poete, nuk kam dashur të rrëfej historinë e komunizmit, duhet të flisja me Ritën e vogël, të qeshja me të e për gjithë gjërat që më kanë ndodhur, edhe të qaja me të”, ka thënë Rita Petro.

Nën lëkurën e rrëfimtares, Rita Petro, e njohur si poete e botuese, po ashtu, duket se kërkon zotin të babai e të udhëheqësi, derisa adhurimet shkërmoqen.

“Është prapë poezi, edhe figura e babait, figura e Zotit, figura e udhëheqësit, sot është lider tjetër, por ne kemi gjithnjë kemi një presion shumë të madh, ndaj nesh. Unë jam femër dhe shkruaj si femër dhe do nxjerr ndjesitë e mia por besoj se mesazhet do të jenë universale që mund të shkruhen edhe nga meshkujt”, tha shkrimtarja.

Vepra prek kufijtë autobiografikë, duke provokuar për të çliruar. Dëshira e kahershme për të qenë mashkull, rrëfimi lakuriq, herë përmes syve të një fëmije, herë përmes syve.

/Shqip.com