Lajme

Masat anti-COVID, Policia vazhdon gjobitjen

Gjobat anti-COVID

2 mijë e 238 gjoba janë shpërndarë brenda njëzetekatër orëve të fundit për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Lexo edhe:
20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Këto gjoba bazë ligjore e kanë ligjin anti-COVID, të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar “gjobitet çdokush që nuk i zbaton masat anti-COVID”.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 30  vdekje dhe 685 infeksione të reja. /Shqip.com