“Vera andrron Detin” edhe në kinematë e Romës
Publikuar:
(22.11.2022 16:16:04)
Filmi kosovar i metrazhit të gjatë artistik “Vera andrron detin” po vazhdon të shfaqet në kinematë botërore.
Së fundmi, filmi me regji të Kaltrina Krasniqit do të shfaqet në Romë.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e filmit.
“Vera andrron Detin”, shfaqet javën e ardhshme në kuadër të Festivalit Ballkanik të Filmit në Romë”, thuhet në njoftim.
Filmi do të shfaqet më 30 nëntor.
Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.
/Shqip.com