Dua Lipa përformon me Elton John
Publikuar:
(22.11.2022 00:02:40)

Këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, ka përformuar në një skenë së bashku me legjendën e muzikës Elton John.
Pamjet janë bërë publike nga vetë Lipa përmes një postimi në rrjetin social në Instagram.
“Për mikun tim më magjik@eltonjohn. Faleminderit që e mbani gjallë ëndrrën!!! Ishte një nder, një privilegj dhe një gëzim të ndaja skenën me ju mbrëmë në shfaqjen tuaj të fundit në Stadiumin Dodgers. Faleminderit për gjithçka, përgjithmonë dhe gjithmonë. Unë të dua!!!”, ka shkruar Dua Lipa.
Theksojmë se një javë më parë Dua Lipa është nominuar për American Music Awards 2022.
/Shqip.com